Rreth Nesh

Ne kemi nisur aktivitetin tregtar me shitblerjen e veglave të punës që nga viti 1998. Produktet që ne ofrojmë janë cilësore dhe me çmime konkurruese. Zgjerimi i partnerëve dhe furnitorëve të huaj krijoi rrethana për ngritjen e dyqanit të ri në rrugën Siri Kodra. Ne ju shërbejmë kompanive që realizojnë punime infrastrukture, hidrocentrale, inerte, të gjithave subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe jo vetëm. Cilësia, siguria në punë dhe efikasiteti janë tiparet që i dallojnë produktet e kompaninë që zotërojmë, në tregun Shqiptar.

Ju krijojmë mundësi profesionistëve të gjejnë veglat dhe aksesorët e përshtatshëm për punët e tyre. Kompania është shpërndarës i veglave të punës Sola, Metabo, Wiha, Matador, Telwin, Fischer, Lavor, Husqvarna, etj. Të gjitha produktet që ne kemi janë të çertifikuara, cilësore dhe me garanci.

Misioni, Vizioni, dhe Vlerat tona

Ne jemi të dedikuar në ngritjen e marrëdhënieve afatgjata me klientet, si dhe ofrimin e zgjidhjeve me anë të pajisjeve dhe aksesorëve që importojmë nga kompanitë partnere.

Vizioni ynë është të ofrojmë klientëve pajisje me performancë të lartë si dhe siguri & garanci në punë.

Ne jemi të përkushtuar për të siguruar cilësi të lartë, konsumatorë të kënaqur, dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me kontraktorët, partnerët, furnizuesit, nënkontraktorët dhe stafin tonë.

Vlerat

Ne ju kushtojmë një rëndësi të lartë cilësisë së produkteve. Suksesin e çdo produkti e masim nga mënyra se si klientët tanë e presin këtë produkt, apo çmimin përkatës.

Ne krenohemi në punën tonë. Vlerat që zotërojmë si punonjës dhe si individë; Për mënyrën se si ne e drejtojmë çdo projekt, dhe kujdesin që tregojmë për çdo klient.

Shërbimi: Identifikimi i pritshmërive që secili konsumator ka kundrejt nesh dhe përpjekja për t’i tejkaluar këta pritshmëri.

Integriteti: Jemi gjithmonë të ndershëm dhe pranojmë përgjegjësitë për çdo shërbim që ju ofrojmë klientëve, duke qenë të drejtë në raport me ta.

Respekti: Ne trajtojmë klientët tanë në të njëjtën mënyrë që do të dëshironim të trajtoheshim ne si klientë.

Përmirësimi: Ne besojmë se përmirësimi i vazhdueshëm është mënyra e vetme e jetesës për një kompani. Konsumatorët tanë duan që pajisjet e tyre të jenë cilësore, të performojnë mirë, të jenë të disponueshme në dyqan dhe të kenë çmime të arsyeshme.

Të kenë performancë të lartë

  • Kjo është arsyeja që ne kemi zgjedhur të bashkëpunojmë me brandet më të mëdha ndërkombëtare

Të jenë të disponueshme

  • Për këtë arsye ne planifikojmë blerjet paraprakisht
  • Monitoron performancën e një produkti si dhe menaxhojmë shitjet

Çmime të arsyeshme

  • Ne ofrojmë promocione dhe zbritje për produkte të ndryshme
  • Ulje për produktet gjendje
  • Si dhe ulje për produktet jashtë sezoni