Informacion rreth Garancisë

Bashkëpunimi me brandet më të mira ndërkombëtare na bën ne që të besojmë në cilësinë e produkteve tona. Ne mbështetemi në aftësinë e partnerëve tanë për të krijuar makineri dhe aksesorë profesionalë.

Çdo klient që drejtohet pranë dyqanit tonë ka të drejtë të shohë, të informohet dhe të testojë produktin para blerjes. Por pavarësisht kësaj klijenti ka një kohë të mjaftueshme brenda një dite që të kthejë pranë dyqanit tonë produktin nëse produkti shfaq ndonjë problem të paplanifikuar.

Kthimi i një produkti pranë nesh nuk konvertohet me vlerë monetare por me një produkt të njëjtë me të parin të shoqëruar nga një garanci përkatëse. Nëse produkti nuk gjendet në dyqan, klienti mund të marrë një produkt tjetër të ngjashëm, ose jo; por me të njëjtën vlerë monetare.

Çdo produkt ka një garanci specifike hohëzgjatja e së cilës ndryshon nga lloji i produktit, çmimi, mënyra e përdorimit etj. Një klient nuk mund të përfitojë rimbursim në rast se produkti është dëmtuar gjatë një përdorimi të gabuar, apo dëmtimi të qëllimshëm.

Në rast se klienti dëshiron të mos e mbajë produktin për motive personale ai/ajo duhet ta kthejë produktin sa më shpejt (brenda 24 orëve) pranë nesh. Produkti duhet të jetë i padëmtuar, me paketim të plotë, bashkangjitur me manualin e përdorimit. Nëse produkti është në kushtet optimale atëherë ne mund ta konvertojmë atë në një produkt tjetër, por produkti nuk mund të rimonetarizohet.

Ne ju garantojmë klientëve tanë ndershmëri dhe transparencë për çdo blerje.