Politikat e Privatësisë

Kompania jonë disponon mjetet informatike për përpunimin e të dhënave të Klientëve potenciale dhe të blerjeve në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale bazuar në ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe kompania jonëështë i përkushtuar të zbatojë me korrektësi maksimale të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore që trajtojnë të njëjtën çështje.

Në lidhje me grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, kompania jonë zbaton të gjithë procedurat formale të përcaktuara nga IDP (Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).

Ne synojmë që të dhënat personale që ne mbajmë lidhur me klientët tanë të na shërbejne për përmirësimin e shërbimit që ofrojmë apo kërkesave të klientit, komunikimit me klientin, dorëzimin e porosive në kohë, ofertimin lidhur me produkte të ndryshme etj. Gjithsesi në çdo kohë është e mundur që klienti të refuzojë marrjen e ofertave promocionale nga ana jonë.

Ne jemi të obliguar të mbrojmë fjalëkalimin që ju përdorni, ky fjalim do të mbetet gjithmonë i panjohur nga çdokush, përveç përdoruesit.

Nëse Klienti ka dyshime lidhur me sigurinë e llogarisë së tij “Ne” duhet të njoftohemi në mënyrë të menjëherëshme.

Për arsye të ndryshme, klienti ka të drejtë të bëhet pjesë e sistemit tonë të blerjes online, ose të fshijë të dhënat ose ti editojë ato dhe këtë mund ta bëjë duke iu drejtuar kompania jonënë formë të shkruar në adresën: Rr. Siri Kodra ngjitur me Karburantin Gega Oil (Ish Frigoriferi), Tiranë ose me e-mail: metabotirane@gmail.com.