Këshilla dhe Suport

Ju mund të blini online në faqen tonë të internetit me para në dorë në momentin e marrjes së porosisë.
Kostoja e transportit llogaritet për çdo blerje, në momentin që kalon produktin në Kasën elektronike. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij. Kostoja është në varësi të llojit të transportit të zgjedhur dhe në varësi të peshës dhe volumit të porosisë totale.
Momentalisht ne kryejmë dërgesa brenda qytetit të Tiranës ose Durrësit. Por çdo kërkesë është opsionale dhe për çdo dërgesë jashtë këtyre qyteteve ju duhet ta diskutoni specifikisht me ne.
Ne ju njoftojmë për nisjen e porosisë tuaj nëpërmjet e-mailit. Për ecurinë e një dërgese ju mund të lidheni me stafin tonë në çdo kohë nëpërmjet emailit apo numrit tonë të telefonit.
Ne kemi zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të kompanisë tonë, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Metabo Tiranë që mund t’i interesojnë Klientit dhe që mund t’i përgjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Lexoni për më tepër politikat tona të privatësisë.
Ne pranojmë kthimin e produkteve vetëm brenda ditës me paketimin dhe ambalazhimin e padëmtuar, të pa përdorur dhe tё shoqëruar me të gjitha aksesorët, udhëzimet e përdorimit, faturën që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike. Produktet e kthyera të paplota, të dëmtuara, të përdorura ose të papastra nuk mund të pranohen nga stafi ynë dhe për këto raste nuk do të bëhet rimbursimi i pagesës.