Kushtet e Përgjithshme

Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) janë instrumenta rregullatore për marrëdhëniet mes kompanisë tonë me adresë: Rr. Siri Kodra ngjitur me Karburantin Gega Oil (Ish Frigoriferi), Tiranë dhe klientëve që duan të kryejnë porosi nëpërmjet faqes tonë të internetit.

Kryerja e blerjeve online nëpërmjet faqes tonë të internetit www.connectgroup.al ju implikon ju në pranimin e pakushtëzuar të ‘Kushteve të Përgjithshme’ të vendosura nga kompania.

Këto Kushte të përgjithshme zbatohen jo vetëm në rastet e blerjes online, por dhe në të gjithë ata raste kur klientit i dorëzohet nje produkt i porositur nga vetë ai/ajo, ose kur kryen një blerje në subjektin tonë.

Ne zotërojmë të drejtën për të ndryshuar dhe përditësuar Kushtet e Përgjishme në çdo moment dhe për t’i përditësuar ne faqen zyrtare të kompanisë. Këta ndryshime janë të paaplikueshme nëse dikush ka kryer porosinë para datës së publikimit.

Për produkte të veçanta ne mund të aplikojë kritere të veçanta.

PRODUKTET

Klientët do të informohen nga ana e kompanisë lidhur me produktet dhe karakteristikat e tyre në mënyrë të qartë dhe korrekte, por duhet vënë në pah që klientët duhet të njihen me mënyrën e përdorimit të produkteve duke marrë informacion të jashtëm, apo duke lexuar materialet shoqëruese të produktit.

Eksperienca e një blerjeje online dhe një blerje produkti në dyqan ndryshojnë thellësisht nga njëra tjetra. Ne nuk mbajmë përgjegjësi lidhur me keqkuptime që mund t’i ndodhin klientit lidhur me ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Gjithsesi klienti mund të kontaktojë në çdo kohë stafin tonë dhe të konfirmojë karakteristikat e produktit përkatës.

Ne kemi të drejtë të ndalojmë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë, me ose pa njoftim.

DETAJE RRETH PROCEDIMIT MBI NJË POROSI

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.

Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë.

Për kryerjen e porosisë, klienti detyrohet të ofrojë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.

Gjatë kryerjes së porosisë së parë ose gjatë regjistrimit të tij në sistemin tonë të blerjes Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin.

Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti.

ÇMIMI

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit janë çmimet me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën specifike.

Ne kemi të drejtën për të ndryshuar çmimet në çdo kohë.

Për çdo dërgesë ne krijojmë fatura përkatëse për çdo shitje përkatëse e cila është e këshillueshme të ruhet nga ana e klientit.

KONFIRMIMI I POROSISË

Pas kryerjes së porosisë, ne i konfirmojmë klientit marrjen e porosisë. Klienti do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga stafi ynë. Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit.

Për porosi të veçanta ne kemi të drejtë të kërkojëmë informacion shtesë nga Klienti. Në këtë rast, Klienti njoftohet nëpërmjet një email-i për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë një konfirmim rreth porosisë.

PAGESA E PRODUKTIT

Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga Klienti në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.connectgroup.al.

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  • Pagesë Cash pas marrjes së porosisë

Në rast se ne gjendemi në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit.

DËRGESA E PRODUKTEVE

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda ditës që është blerë. Në rast se klienti vëren diçka që nuk shkon me produktin që ai ka blerë mund ta kthejë vetëm brenda një periudhe një ditore nga momenti i blerjes, në rast të kundërt kjo procedurë nuk mund të zhvillohet.

Në rast se për shkaqe të ndryshme një dërgesë e caktuar mund të vonohet, klienti do të njoftohet paraprakisht.

Kompania jonë nëpërmjet mjetit/individit transportues do të dorëzojë produktet e porositura në adresën që klienti ka, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti dhe vetë klienti duhet të mbulojë pjesën e shkarkimit të produkteve.

TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE

Kjo faqe interneti është faqja jonë zyrtare. Të gjitha elementet që ne kemi përdorur në këtë faqe, duke përfshirë kontentin, elementët vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe marka tregtare.

Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme që përcaktohen shpehimisht këtu. Çdo klient apo grup klientësh ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal.

WIDGETS PËR MEDIAN SOCIALE

Faqja jonë Web përmban pjesë të medias sociale, siç mund të jenë butonat Facebook dhe Instagram.

Ose Widgets të kategorisë “shpërndaje këtë” ose miniprogramet aktive që drejtojnë Webin. Këta elemente mund të ruajnë adresën tuaj të IP-së dhe informacion rreth faqeve që viziton në Website.

Widgets mbi median tonë sociale janë të hostuar në mënyrë direkte në faqen tonë Web. Ndërveprimet tuaja me këto widgets drejtohen nga politika jonë e privatësisë.

Kjo politikë e privatësisë është ndryshuar për herë të fundit më 26 Tetor 2018.